“Kemi ardhur t’ju çjerrim maskën”, Noka në Kuvend: Nuk kemi ndërmend të ulemi me ju

7 Nëntor 2024 | 11:10

Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi solli në vëmendje vendimin e një dite më parë të Gjykatës Administrative që e cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të opozitës duke i kërkuar kryetares Elisa Spiropali.

Deputeti i PD, Flamur Noka përdori një gjuhë të ashpër në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe mazhorancën të cilën e cilësoi si krimi i organizuar. Noka se qëllimi i pranisë së opozitës në Kuvend nuk është që të ulet në bisedime me opozitën por që tu tregojnë njerëzve të vërtetën e grabitjes së buxhetit.

“Nuk kemi ardhur të ulemi në bisedime me ju, me krimin e organizuar, kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e popullit opozitar, kemi ardhur për t’ju çjerrë maskën, mosbindja civile do vazhdojë. Por ne do iu flasim shqiptarëve për buxhetin, buxheti nuk është i juaji se e keni trajtuar si pronë. Gjithçka është mllef ndaj opozitës. Ne jemi këtu për betejë. Mosbindja civile do vazhdojë derisa t’ju krrejë. E di si na dukeni ju, na dukeni si miza asnjëri prej jush nuk na hyn në sy”, tha Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026