Kriminalizimi i homofobisë, Xheni Karaj: Jemi para Zvicrës për ligje, por nuk zbatohen

10 Shkurt 2020 | 09:29

Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të komunitetit LGBTI duke komentuar iniciativën e Zvicrës për të kriminalizuar homofobinë shprehet se, Shqipëria ka miratuar që në vitin 2010 një ligj të tillë, por nuk zbatohet.

“Do të thoja që është një iniciativë e vonuar. Ne nuk jemi Zvicra, por e kemi miratuar një ligj të tillë që në vitin 2010, pasi bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Madje kemi bërë ndryshimet dhe në Kodin Penal, që dënon homofobinë. Është një amendim i Kodit Penal që parashikon që gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit dënohet me ligj deri në 3 vite burg.

Ndryshe nga Zvicra që besoj se do ta implementojë këtë ligj, por në Shqipëri edhe pse ky ligj tashmë ekziston prej shumë vitesh, pjesa më e madhe e njerëzve as e dinë që ekziston. Ne, e kemi para që edhe nga politikanët gjuha e urrejtjes është konsistente edhe në debatin publik”, u shpreh aktivistja e njohur gjatë një interviste në “Goodmorning Albanians”.

Znj. Karaj më tej tha se, vetëm gjatë vitit 2019, ka pasur 304 raste të raportuara për gjuhë të urrejtjes dhe diskriminimit. Pavarësisht se gjatë viteve të fundit kanë ndodhur ndryshime pozitive për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, aktivistja shton se, do të duhet ende shumë kohë për të arritur nivelin e vendeve Perëndimore.

“Në Tiranë, ka realitet të ndryshme, jo kushdo e ka të lehtë të dalë hapur. Ka një ndryshim pozitiv dhe ky ndryshim do të dojë akoma shumë kohë që të arrijmë në nivelin e vendeve Perëndimore, por e mira këtu tek ne është se të paktën mësojmë nga këto vende. Mësojmë nga modele të mira jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe  në aspektin social dhe kulturor”, u shpreh ajo.

Zvicra ka votuar ditën e djeshme një referendum mbi mbrojtjen e zgjeruar të komunitetit LGBT. Mbi 63% e votuesve kanë mbështetur projekt-ligjin që e nxjerr të jashtëligjshme homofobinë në Zvicër. Ligji i ri do e sjellë Zvicrën në të njëjtën linjë ligjore me 27 shtetet e tjera anëtare të BE.

Në 2018 pati përpjekje për ta zgjeruar ligjin antidiskriminim ndërkohë që shumë persona e kundërshtuan projektligjin duke mbledhur mjaftueshëm firma për të nisur një referendum mbi çështjen.

Ligji i ri tanimë përfshin ndalimin e denigrimit dhe diskriminimit publik ndaj personave LGBT, nxitjen e gjuhës së urrejtjes me imazhe, fjalë apo tekst të shkruar si dhe ndalon operatorët e restoranteve, kinemave dhe mjediseve të tjera të bëjnë dallime në baze orientimi seksual.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026