Paralajmërimi i Ramës për informalitetin, 9 mijë biznese rrisin fondin e pagave
Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për luftimin e informalitetit të pagave, Administrata Tatimore ka bërë të ditur se, pas një njoftimi të përgjithshëm të dërguar në datën 1 tetor 2024, 9.000 biznese kanë rritur fondin e pagave të deklaruara me një shumë prej 1.25 miliard lekësh.
Njoftimi, i cili iu dërgua 130 mijë tatimpaguesve të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024, kishte për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë deklarimin e saktë të pagave për periudhën e muajit shtator. Përveç kësaj, administrata ka theksuar rëndësinë e deklaratave të sakta për listëpagesat, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në pensionet e qytetarëve.
Pas këtij njoftimi, Administrata Tatimore njofton se analizoi të gjitha listëpagesat e deklaruara për të identifikuar tatimpaguesit që mund të kishin fshehur të ardhurat e vërteta. Si rezultat i kësaj analize, 9.000 tatimpagues reaguan pozitivisht duke rritur fondin e pagave të deklaruara, duke kontribuar kështu më shumë në buxhetin e shtetit.
Për muajin tetor 2024, Administrata Tatimore raportoi një rritje të ndjeshme të mbledhjes së kontributeve, me një total prej 819 milionë lekësh, ose 6% më shumë se plani i parashikuar.
“Megjithatë, janë identifikuar gjithsej 37.331 tatimpagues që nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimit të parë dhe që paraqesin një rrezik të lartë për informalitetin e pagave. Për këta tatimpagues, Administrata Tatimore ka dërguar një tjetër njoftim të personalizuar, duke u ofruar atyre mundësinë e dytë dhe të fundit për të rregulluar deklaratat e pagave, duke u paralajmëruar se, nëse nuk reagojnë, do të jenë objekt i kontrollit dhe monitorimit, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe do të mund të përballen me pasoja ligjore”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës