Rama në Korçë: Indeksimi i pensioneve 250 mln euro. Tani fillojmë rritjen

1 Nëntor 2024 | 20:24

Ndalesa e radhës së turit të takimeve me pensionistët të kryeministrit Rama ishte në Korçë. Teksa bëri një panoramë të ecurisë së rritjes së pensioneve me anë të indeksimit , ai u ndal tek planet e opozitës për rritje të menjëhershme të pesnioneve, të cilat i quajti vijim të skemave piramidale.

 “Kur dalin ca sharlatanë që flasin për rritje të menjëhershme, këta janë maskat e Sudes, maska të njohura dhe të panjohura. Fryma antishtet dhe anti e ardhme e Sudes qoftë kur shfaqen në kat të tetë, qoftë në majë maji mali me tuta. Në ekranin e telefonit dhe paraqiten si e reja që del, por është Sudja që del bashkë me shpirtin, por nuk del se Suden e kemi hije ne, kemi një Sude që na del si hije”,-tha kryeministri Edi Rama.

Rama tha se qeveria që drejton e gjeti skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore në informalitet gjë që bënte të pamundur rritjen e pensioneve. Teksa shpjegoi se deri më tani pensionet janë indeksuar , ai tha se tani është koha për rritjen e pensioneve.

 “Në klubet e natës televizive thuhet ja si u tall Rama, ju thanë do ju rrisim pensionet dhe jua rritën në 1.4 për qind, s’ka të bëjë për të rritur pensionet, por është indeksimi që qeveria e zbaton çdo vit dhe nuk del nga dëshira apo mundësia. Totali i indeksimeve që duket një gjë e vogël është 250 milionë euro të tjera nga buxheti i shtetit.  Tani do të fillojmë rritjen e pensioneve, është kryeqëllimi i PS. Sot mund të flasim për mundësinë sepse edhe ky vit është me rritje të ardhurash,”-u shpreh Rama.

Gjatë takimin nuk munguan as batutat .

“ Vetëm përqendrohuni dhe mendoheni, ka njerëz që mendojnë se pensionistët votojnë PS se janë komunistë. Nuk është kështu. Ata votojnë PS se janë analistët më të mirë të politikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë është puna, si krijohet e mira me punë dhe sa e vështirë është. Nuk jeni të shkollës ku aritmetika “7*7=42”,-tha kryeministri.

Ndërkohë Rama rikujtoi që të rritja e pensioneve të bëhet realitet do të të duhet që bizneset të bëjnë deklarimet reale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026