Porositi Eljo Bitrin që t’i dhunonte gruan, GJKKO shton dënimin për avokat Bengasin
Apeli i GJKKO, prish vendimin e shkalles së parë duke shtuar dënimin për avokatin Alban Bengasi. Krahas dhunës në familje Bengasi shpallet fajtor dhe për grup të strukturuar kriminal dhe pritet të rikthehet në qeli.
Apeli e dënoi me 4.8 vite me gjykim të shkurtuar ndërsa në shkallën e parë avokati ishte dënuar me 1.4 vite heqje lirie. Emri i Bengasit doli pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani që tregoi se u pagua 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten e Bengasit.
Nga hetimet ka rezultuar se Bengasi shfrytëzoi njohje me shtetasin Festim Qoli edhe ky nën hetim si pjesë e grupit kriminal, që më pas kontaktoi me Nuredin Dumanin për të realizuar planin.
Ky i fundit pasi ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e ish-bashkëshortes së Bengasit ka informuar për vendodhjen e kësaj të fundit Elio Bitrin. Pas ditësh mbikëqyrje, Bitri e sulmoi pranë pallatit duke e goditur disa herë me grushta në fytyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve