I mori përmes mashtrimit 42 mijë euro një gruaje, arrestohet 27-vjeçari
Një 27-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi dyshohet se përvetësoi 42 mijë euro nga një grua përmes mashtrimit.
Operacioni policor i koduar “Porosia” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Policisë Sarandë, pas një hetimi katër-mujor me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës.
I arrestuari, shtetasi A. K., banues në fshatin Picar, u ndalua për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë sportive të palicencuar.
Materialet e hetimit i janë dorëzuar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për procedura të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)