Po vjen “Grand Park Skyline”, destinacioni i ri në hyrje të parkut të liqenit

9 Nëntor 2024 | 16:02

Grand Park Skyline është kompleksi më i ri rezidencial i klasit të lartë, që do të menaxhohet nga marka të njohura ndërkombëtare dhe do t’i shtohet shumë shpejt transformimit urban dhe arkitekturor të Tiranës.

Projekti Grand Park Skyline u prezantua për publikun në një ceremoni të veçantë, duke bërë bashkë arkitektë, biznesmenë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit. Ky kompleks rezidencash banimi dhe shërbimi hotelerie është marrë përsipër të ndërtohet nga kompania lider në këtë fushë X-One, e cila është pjesë e Grupit IDA, – një bashkim kompanish me eksperiencë të gjatë në skenën e ndërtimit dhe me kontribut në ndërtimin e veprave ikonike si Bosco Verticale apo Stadiumi “San Siro” në Milano.

 “Unë jam i bindur se ky projekt nuk është vetëm projekti ynë, por është një pjesë e qytetit të Tiranës, me 3 kulla dhe një qendër tregtare, e quajtur në gjuhën e vjetër Ziggurat. Është një projekt që do të ecë shumë shpejt,”- tha Ylli Ujka, Administrator i Kompanisë X-One.

Projekti i dizajnuar me mjeshtëri nga arkitekti zviceran me famë botërore, Valerio Olgiati, përfshin dy kulla rezidenciale brand, një kullë hotel me 5 yje dhe qendrën komerciale, si destinacioni më i fundit për markat më të njohura të modës.

 “Arkitekti Valerio Olgiati, i cili është edhe krijuesi i këtij projekti, si nga ana e konceptit, ashtu edhe nga ana urbane, është artisti më unik sot për sot në arkitekturën botërore bashkëkohore”,- tha Ylli Ujka, Administrator i Kompanisë X-One.

Grand Park Skyline do të ofrojë një pamje mbresëlënëse mbi Liqenin dhe Parkun e Tiranës, e do të jetë një oaz qetësie për rezidentët e saj, me komoditet dhe shërbim 24/7.  Restorantet, kafenetë elegante, pika e vrojtimit në tarracë, por edhe hapësirat e dedikuara për aktivitete të ndryshme, do ta kthejnë atë në një destinacion të paharrueshëm për vizitorët.

Kompleksi unik do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 144 mijë m2, me rreth 530 apartamente moderne, 184 dhoma luksoze hoteli, restorante, kafene, tarracë panoramike, spa, palestër dhe mbi 800 vende parkimi nëntokësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026