Hapet ekspozita “Përherësi” e piktorit Naxhi Bakalli , i pranishëm Rama
Pikturat e krijuara ndër dekada nga piktori Naxhi Bakalli u ekspozuan të premten Në Qendrën për Hapje dhe Dialog.
Artisti Naxhi Bakalli falënderoi të pranishmit që morën pjesë në hapjen e kësaj ekspozite, të titulluar “Përherësi” duke e cilësuar këtë si një moment të rrallë për karrierën e tij.
“Faleminderit që jeni të pranishëm në një moment të tillë! Ju jeni njerëzit e mi, njerëzit e të njëjtës problematikë. Punova me njerëzit e kësaj sipërmarrjeje që ishin të hapur në bashkëveprim dhe dialog. Mirënjohje për këtë staf që e çoi evenimentin në këtë pikë! Falënderim për ju që u bëtë pjesëtarë në këtë tërësi emocionuese, pasi vepra e artit me problematikat që ka bën që pjesëmarrja juaj të jetë stimul për mua. Veprat e mia janë shumë të sinqerta, e thonë fjalën e vetë, por nuk e harrojnë kujt i takojnë. I takojnë vendit që edhe ju e doni shumë, një shëmbëlltyrë e një dukurie të avancuar që është e mundur”,-tha piktori Nexhmi Bakalli.
I pranishëm në këtë ekspozitë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi gamën e veprave të të Bakallit ndërsa u shpreh se është një personazh i rrallë. Një shfaqje të bukur linjash dhe ngjyrash e cilësoi kreu i qeverisë, teksa foli dhe për marrëdhëniet e tij me piktorin.
“Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së atelies së tij në Liceun Artistik, ku për shkak të gjatësisë, unë shikoja përtej xhamave të dyerve dhe gjithmonë ai ishte aty, i ulur te ajo tavolina e mësuesit ku edhe vizatonte. Kur e shoh, gjithmonë më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe gjithmonë më duket sikur kthehem në kohë dhe bëhem shumë i vogël përpara tij”,-tha kryeministri Edi Rama.
Naxhi Bakalli është nderuar me një sërë çmimesh në karrierën e gjatë duke e futur në plejadën e piktorëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta