Lewandowski “besnik” i Barcelonës, Polaku do të qëndrojë me ulje të pagës

9 Nëntor 2024 | 15:32

14 gola të shënuar deri më tani në La Liga e bëjnë Robert Lewandowskin sulmuesin më efektiv në kampionatin spanjoll dhe lider të padiskutueshëm të blaugranëve.

Paraqitjet e bomberit polak janë të jashtëzakonshme edhe pse në verën që lamë pas mbushi 36 vjeç, shifër që vlen vetëm për statistikë. Në formë, Lewandowski nuk ka krahasim me askënd, duke u kthyer në një kandidaturë serioze për këpucën e artë në Evropë, megjithëse është ende herët.

Dëshira e tij është të qëndrojë te Barcelona, aty ku konkurrenca është e madhe, por dhe situata ekonomike në klub është e vështirë. Për të bërë të mundur këtë gjë, 36-vjecari ka pranuar uljen e rrogës vjetor, vetëm e vetëm për të mos u larguar, nga skuadra ku ka gjetur formën më të mirë. Drejtuesit kërkojnë që futbollisti të jetë në gjendje të luajë të paktën 50% të ndeshjeve, e kjo gjë duket se do të ndodhë edhe këtë sezon, ku ai është sulmuesi kryesor.

Kontrata me katalanasit përfundon në 2026-ën, por klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët që bashkëpunimi të vijojë edhe për 12 muaj të tjerë, në rast se polaku do të vijojë në këtë formë. Sezonin e ardhshëm paga e tij do të ulet me 7 milionë euro, në mënyrë që të jetë pjesë e ekipit më pas. Pavarësisht kësaj ulje, Lewandowski do të fitojë jo pak, por 22 milionë euro në sezon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026