Diplomatët në turin e Ramës, opozita: Po përfshihen në fushatë zgjedhore
Opozita akuzon qeverinë se në shkelje të ligjit ambasadorët po përdoren për fushatë elektorale për Partinë Socialiste në diasporë.
Akuza u mohua nga Igli Hasani, ministri i Jashtëm. Ai deklaroi në Komisionin Parlamentar për Çështjet Evropiane se takimet e kryeministrit Edi Rama me diasporën nën parullën “Krenar për Shqipërinë” nuk janë politike dhe partiake por të natyrshme me çdo shqiptar që jeton e punon jashtë vendit.
Ftesës së Igli Hasanit për pjesëmarrje të opozitës në takimet e kreut të qeverisë, Jorida Tabaku iu përgjigj: ”Caku është që përfaqësuesit e shërbimit diplomatik nuk mund të marrin pjesë në aktivitete politike partiake”.
Partia Demokratike kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, dhe disa ambasadorë në disa përfaqësi diplomatike.
Sipas PD-së diplomatët kanë shpërdoruar funksionin e tyre duke cenuar barazinë në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bardhi: Presidenti ushtar i Ramës, po shitet për 2 leje ndërtimi
- Deklarata në Selanik për “Vorio-Epirin”, Athina zyrtare i përgjigjet Ramës
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)