Sterilizimi| Ilir Beqaj “përplaset” me Vokshin: Jepini fjalën avokatit! Ligji…

12 Nëntor 2024 | 13:48

Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur këtë të martën në kryesinë e Kuvendit ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me “Sterilizimin”.

Ndonëse kanë kaluar disa orë nga nisja e punimit të komisionit, ish-ministri Beqaj ende nuk e ka bërë deklaratën e tij.

Ai ka kërkuar të bëjë deklaratën të shoqëruar me power point, gjë që nuk është lejuar nga kryetarja e komisionit hetimor të shëndetësisë, Albana Vokshi.

Debatet në Komision:

Ish-ministri Ilir Beqaj: Kam bërë një kërkesë që të flasë avokati. Ju nuk e lejuat. Fjala kyçe është deklaratë e kontekstualizuar. Zoti deputet konteksti është 2014, jo 2024. Unë jam i sigurt që ju nuk e dini sa skandaloze ishin.

Albana Vokshi: Jo jo nuk më duhen mua ato. Bëni deklaratë.

Ish-ministri Ilir Beqaj: Nuk ka asnjë përkufizim ligjor kush është forma e deklaratës. Ju lutem jepini fjalën avokatit.

Albana Vokshi: Zoti Beqaj nëse keni prezantim ma jepni. Nëse doni të bëni deklaratë dhe vetëm deklaratë, keni të drejtën ta bëni. Ose unë do vijoj me pyetjet dhe do ju hiqet e drejta e deklaratës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026