Nis sezoni i gripit, Tomini: Ka shenja tipike, kollë, temperaturë, dhimbje trupore
Gripi, Covid dhe infeksionet respiratore janë në bashkëqarkullim aktualisht në vendin tonë. Rreth 11 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut të familjes gjatë një jave, si pasojë e prekjes nga infeksione të ndryshme repiratore.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini gjatë një intervistë për Euronews Albania, bën me dije, se situata është normale për stinën.
Në vendin tonë aktualisht është izoluar grip i tipit A, me simptoma tipike të tij.
Ajo çfarë ekspertët kërkojnë është kontakti me mjekun e familjes për çdo rast të sëmurë dhe mos përdorimi i antibiotikëve pa rekomandim.
Vaksinimi sipas Tominit, është hapi i parë mbrojtës për të shmangur format e rënda dhe fatalitetet, deri më tani 54% e dozave të vaksinës së siguruar falas është injektuar në popullatat në risk.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës