9 orë debate, shtyhet për nesër mbledhja e Komisionit hetimor për Sterilizimin

12 Nëntor 2024 | 19:33

Debatet në komisioni hetimor për shëndetësinë kanë zgjatur për rreth 9 orë të martën. në mbledhjen e sotme ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dëshmoi lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Beqaj kërkoi nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, që t’i ofrohej logjistika e nevojshme për një deklaratë me materiale audio-vizive, pasi donte ta ilustronte me foto dhe video. Megjithatë, Vokshi sqaroi se nuk dispononin pajisjet e nevojshme dhe i kërkoi që të vazhdonte dëshminë pa ilustrime.

Pas orësh gjata diskutimesh PD dhe PS nuk arritën konsensusin për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj. Me kërkesë të nënkryetarit socialist, Plarent Ndreca mbledhja u shty për nesër në orën 10:00.

Opozita nuk ishte dakord që Beqaj të prezantonte me power point, ndërsa akuzoi PS se ishte një skenar për të penguar dëshminë e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026