Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit zbarkon në Vlorë, shemben 30 objekte

13 Nëntor 2024 | 11:54

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sërish në Vlorë. Në fokusin e aksionit të kësaj të mërkure janë rreth 30 objekte të parashikuara për t’u shembur, me qëllim hapjen e rrugës për realizimin e projektit Lungomare 3. Këto objekte përfshijnë kryesisht bare, beach bare dhe restorante. Aksioni pritet të përfundojë brenda javës së ardhshme.

Sipas informacioneve, disa prej objekteve që janë pjesë e këtij aksioni janë shembur tashmë. Dhjetë objekte të tjera priten të çmontohen nga vetë administratorët e tyre, pasi ata iu janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve.

Për disa objekte, nuk mund të ndërhyhet para datës 15 nëntor, pasi ata kanë marrë lejen deri në atë datë për të shfrytëzuar hapësirën publike për aktivitetin e biznesit. Pas kësaj date, kushdo që nuk do të çmontojë objektet do të ndërhyhet për t’i shembur ato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026