Bici mori drejtimin e IKMT, kush është drejtuesja e re e Kadastrës

31 Korrik 2024 | 10:07

Dallëndyshe Bici nuk do të jetë më në krye të Kadastrës. Ajo u emërua këtë të mërkurë nga kryeministri Rama si drejtues e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në krye të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhobelli.

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë duke u fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratave publiko-private për administrimin e pronës shtetërore etj.

Sipas CV-së së saj të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet master në Ekonomik, me fokus Administratën Publike, në periudhën 2009 – 2011.

Gjatë viteve 2014 – 2017 ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj 2022. Gjatë viteve

2009-2013, ishte pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, e cila zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE-së.

Ajo ka qenë pjesë e Administratës Publike në vitet 2007-2009, në Drejtorinë Juridike dhe në Drejtorinë e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Goxhobelli ka përvojë akademike, fillimisht si asistente pedagoge dhe më pas si pedagoge e të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe të Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Aktualisht ajo mban pozicionin e drejtoreshës së Divizionit Ligjor në Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve që nga viti 2006.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026