Pagoi 750 euro rryshfet në zyrat e Kadastrës, dënohet me 8 muaj 64-vjeçari
GJKKO ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Vladimir Zoto, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në bazë të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 8 muaj burg.
GJKKO thekson se në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Vladimir Zoto në shërbim provë për një periudhë kohe prej 1 viti e 4 muaj.
64-vjeçari rezulton se ka paguar 750 euro rryshfet në zyrat e hipotekës për marrjen e një shërbimi.
NJOFTIMI I GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Vladimir Zoto. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 47, datë 26.07.2024 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Zoto, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vladimir Zoto me 8 (tetë) muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Vladimir Zoto në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
- Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit në shumën 20.000 leke, si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit. 5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme