Ekskluzive| Dallëndyshe Bici emërohet në krye të IKMT

31 Korrik 2024 | 09:48

Dallëndyshe Bici do të jetë nga sot në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit duke u emëruar në vend të Ervin Hoxhës. Pas largimit të Dallëndyshe Bicit nga  ASHK, në vendin e saj në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhabelli.

Euronews Albania ka arritur të sigurojë dikumentin ku kryeministri Rama ka bërë emërimin Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT.

Dallëndyshe Bicika ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri. Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në Universitetin Polis.

Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023 znj.Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetrore të Kadastrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026