Proda: S’mund të fshihem, oficerët e krimeve me mungesa të aftësive profesionale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë këtë të mërkurë në Komisionin e Sigurisë, ku u zhvillua Seanca dëgjimore për projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”. Gjatë fjalës së tij, Proda kërkoi mbështetje buxhetore për forcimin e logjistikës dhe kapaciteteve të Policisë së Shtetit, duke theksuar nevojën për rinovimin e flotës së mjeteve dhe përmirësimin e nivelit të aftësive profesionale të oficerëve të policisë kriminale.
Proda shpjegoi se 50% e flotës së mjeteve të Policisë është e amortizuar dhe kërkohet financim për 709 mjete të reja, të cilat aktualisht po merren me qira.
“50% e flotës është e amortizuar. Na duhen 709 mjete. Momentalisht i marrim me qira. Të shikohet mundësia e financimit,” tha Proda.
Në lidhje me personelin e policisë, Proda kërkoi rritje të fondeve për të përmirësuar aftësitë profesionale të oficerëve të policisë kriminale. Ai theksoi se ka një mungesë të theksuar të aftësive operative të oficerwve qw merren me krimet.
“Me rritjen e nivelit të oficerëve padyshim do të ketë edhe kërkesë për rritje të fondit. Flasim për mungesë të theksuar të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në polici kriminale. Nuk mund të vij si struc dhe të fshihem duke thënë që situata është rozë. Situata është problematike dhe Ministri i Brendshëm e ka adresuar këtë duke hapur Akademinë e Sigurisë. Të thuash që do të rris fondin me njerëz që nuk ia kanë idenë punës operative, kjo është e pamundur, pasi kërkon fondin dhe nuk e shpenzon,” theksoi Proda.
Drejtori i Policisë së Shtetit u ndal edhe te ngjarjet kriminale të fundit, duke përmendur ngjarjen tragjike në Shkodër. Ai siguroi se grupi i posaçëm po punon për zbardhjen e atentatit dhe premtoi rezultate konkrete shumë shpejt.
“Mund t’iu garantoj se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për këtë ngjarje. Do të doja të isha në gjendje ta kisha parandaluar këtë tragjedi, por realiteti është ky, dhe duhet të përballemi me të,” tha Proda.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.