33% e adoleshentëve pa mbështetje, OBSH: presioni nga ngarkesa në shkollë rritet

13 Nëntor 2024 | 16:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një tjetër alarm sa i takon mirëqenies së adoleshentëve.

Këtë herë bëhet fjalë për mbështetjen që marrin nga familja dhe shoqëria. Sipas të dhënave të fundit, 33% i adoleshentëve thonë se nuk kanë mbështetje nga familja, ndërkohë që presioni shkollor rritet çdo ditë.

Studimi për Sjelljen e Shëndetshme te Fëmijët në Moshë Shkollore ka zbuluar rënie shqetësuese të mbështetjes sociale për adoleshentët 11-15 vjeç në Evropë, Azinë Qendrore dhe Kanada.

E thënë me shifra, 67% e adoleshentëve kanë raportuar mbështetjen e familjes përkundrejt 73% që ishte në 2018, ndërkohë që mbështetja nga bashkëmoshatarët nga 61% ka rënë në 58%. Vajzat janë ato që raportojnë nivele më të ulëta të mbështetjes familjare, e kundërta ndodh me bashkëmoshatarët.

Nga ana tjetër ato thonë se presioni nga ngarkesa e shkollë është rritur.

Ndër 15-vjeçarët, 63% raportojnë se ndihen nën presion.

Adoleshentët nga familje me gjendje më të ulët ekonomike raportojnë vazhdimisht nivele më të ulëta të mbështetjes krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre nga familje më të mira ekonomikisht.

Ekspertët kanë nxjerrë në pah se ekzistojnë pabarazi të ndjeshme gjinore në disa aspekte të jetës së të rinjve.

Këto trende po ndikojnë në shëndetin mendor dhe mirëqenien e miliona të rinjve, sidomos të adoleshentëve më të rritur dhe atyre nga familje me gjendje më të ulët ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026