Ndërhyrjet malinje në platformat online, Vlora Hyseni: Sulmet po sofistikohen
Kambanës së alarmit se rrjetet sociale dhe portalet online po përdoren për fushata keqinformimi i ra edhe numri një i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Vlora Hyseni në raportimet e saj të rralla me dyer të hapura në komisionet parlamentare deklaroi se vende me qëllime keqdashëse ndaj Shqipërisë po shfrytëzojnë çdo platformë digjitale për të ndërhyrë në situata të brishta të sigurisë dhe në proceset zgjedhore.
Me vlerësimin se gjithnjë e më tepër shpërndarja e të pavërtetave po sofistikohet dhe identifikimi i autorëve është i vështirë, Vlora Hyseni kërkoi forcim të legjislacionit në detyrimin për llogaridhënie të financimeve në raport proporcional me kërcënimin.
Të njëjtin shqetësim raporti edhe drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit anëtarëve në komisionin e posaçëm parlamentar kundër keqinformimit me kryetar Erion Braçe.
Edhe nga dy raportimet e fundit te drejtueseve te SHISH dhe AKSHI, nuk u fol për emra të përveçëm portalesh që financohen nga vende armiqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West