Debate në Parlament| Deputetët e opozitës: Ilir Beqja na kërcënoi

14 Nëntor 2024 | 10:47

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me përplasje mes deputetëve të mazhorancësh dhe opozitës.

Deputetët opozitarë pretendojnë se në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë ata janë kërcënuar nga ish-ministri Ilir Beqja, i cili ndodhej në komision për të dhënë dëshminë e tij.

“Dje shqiptarët ndoqën një seancë të turpshme në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Dje një hajdut 2 metra…Ju filloni seancën pa pasur deputetët. Ju keni çelur seancën pa pasur deputetë. Nuk mund të fillojë pa pasur korum. Dje një akt i turpshëm, i inkurajuar nga dhuna e policisë, nga dhuna që i jepni gardës të ushtrojë ndaj opozitës. Një hajdut 2 metra i gjatë, i burgosur për vjedhje guxon që të sulmojë, të agresojë Kuvendi e Shqipërisë, deputetët e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutët. Të njëjtën gjë që po përpiqeni ta bëni, u përpoqët dje që të minoni punën e një komisioni hetimor”,-tha Flamur Noka ndërkohë që kryeparlamentarja Spiropali i kërkoi ti përmbahej rregullave të procedurave.

Tonin Gogu tha se situata e ditës së djeshme erdhi si pasojë se dëshmitari Beqja nuk u lejua të jepte dëshminë e tij pasi sipas tij opozita po kërkon të bëj show politik.

“Nëse je interesuar për të vërtetën dëgjo dëshmitarët dhe mos i lër 48 orë të presin salloneve të Kuvendit. Nëse je i interesuar për të vërtetën me çfarëdolloj mjeti, pranoje. Mos u trembni. Pranojini dëshmitarët atje. Sa i përket pretendimit që Konferenca e Kryetarëve ka vendosur gabim ndërkohë që kërkesës së komisionit i mungonin kriteret formale, dua të sqaroj gjithë seancën që juve ashtu siç ja bëtë me dije seancës i hapët rrugën një kërkese që nuk përmbushte kritere formale dhe përsëri vetëm se opozita ka kërkuar. E ka kërkuar disa herë dhe ja kemi plotësuar. Gjithë tollovia e komisionit që nuk po pyet dëshmitarët tregon që ju zotërinj jeni të interesuar për audiencë politike, nuk jeni të interesuar për të vërtetën. Kur dëshmitarin kryesor nuk e dëgjoni, po kërkoni dëshmitarë ekstra tregon që jeni në një mision të pastër show politik”,-tha Gogu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026