Shtyhet rivlerësimi i pronave, do rishikohen çmimet referencë
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të kryhet gjatë vitit 2025. Kjo masë do të ulë tatimin nga 15 në 5%, duke i dhënë mundësi qytetarëve të kursejnë para në shit-blerjen e pronave.
Rivlerësimi në masën 5% u dakordësua në kuvend, dhe pritej të kalonte në parlament gjatë muajit tetor, por Ministria e Financave, kërkoi pezullimin, pasi për pronat në të gjithë vendin duhet të përcakohet çmimi i ri referencë.
Me këtë argument, vetë ministria thotë së të dy proceset, duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.
Rivlerësimi është një proces, ku qytetari përfiton edhe indirekt, pasi i thjeshtohet mundësia për marrjen e një kredie dhe mban larg zyrat përmbarimore.
Rivlerësimi është miratuar disa herë në vendin tonë dhe vetë qeveria lajmëron se kjo do të jetë hera e fundit që ndodh.
Por ky lajmërim, ka krijuar ngërç në tregun imobiliar, ku agjencitë raportojnë ulje të volumit të shitjeve.
Gjatë vitit 2023 u miratuan çmimet e referencës për Tiranën, ku pati rritje deri në 30% të vlerës së pronave në disa zona të kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut