Tur 3D në shtëpinë e Anne Frank, pa qenë nevoja të jesh në Amsterdam

14 Nëntor 2024 | 19:35

Një tur i ri virtual 3-dimensional po u ofron njerëzve të eksplorojnë shtëpinë e Anne Frank në Amsterdam, edhe pa shkuar në qytet.

Vizitorët virtualë të shtëpisë mund të eksplorojnë dhomat e aneksit të bibliotekës ku Anne Frank dhe familja e saj u fshehën nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes teknologjisë së ofruar nga kompania “Eye Spy 360”, ata mund të ekzaminojnë artefaktet historike dhe dhoma të ndryshme të banesës.

Një avatar i prezantueses britanike Rachel Riley, i krijuar me inteligjencë artificiale, ofron informacione shtesë përmes një turi virtual.

Kreu i muzeut, Tom Brink ka dekalruar se ndërsa një vizitë fizike në muze mund t’u ofrojë njerëzve një eksperiencë emocionale, turi 3D ofron një eksperiencë mësimore shtesë.

Shtëpia e Anne Frank synon të edukojë njerëzit për rreziqet që vijnë nga antisemitizmi, racizmi dhe diskriminimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026