3 tituj të rinj të Bedri Dedja, Rita Petro: Në veprat e tij e njëjta gjuhë
“Qyteti me tri kështjella”, “Djemtë e luftës” dhe “Kryengritje në pallat” janë tre librat e shkrimtarit të madh për fëmijë Bedri Dedja të botuar së fundmi.
Për botimin e kësaj serie për fëmijët është kujdesur vetë vajza e vetë autorit Edlira Dedja.
Ndërsa botuesja Rita Petro, theksoi se Bedri Dedja ka përdorur të njëjtën gjuhë dhe stil në të gjithë veprat e tij. Mes tjerash ajo dha detaje për tre titujt e rinj të shkrimtarit që janë shfaqur në Panairin e 27 të librit.
Gëzim Tushi, teksa I ka kushtuar një libër autorit Bedri Dedja kujtoi momentet me këtë të fundit ndërsa shtoi se ai është themelues e sociologjisë shqiptare.
Bedri Dedja ka shkruar mbi 60 vepra letrare për fëmijë dhe të tjera për të rritur. Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe të psikologjisë, ai ka qenë autor me kreativitet kompleks dhe të larmishëm: poet e prozator, dramaturg, përkthyes, gazetar dhe kritik, studiues i historisë së pedagogjisë dhe i historisë shqiptare për fëmijë.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut