Nën efektin e drogës, 21-vjeçarja përplas dhe merr përpara efektivin e rrugores
Një 21-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi aksidentoi një efektiv të policisë rrugore. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ibë, ku e reja përplasi efektivin ndërsa ai po kryente procedurat e nevojshme për një aksident tjetër që kishte ndodhur në të njëjtën aks.
Gjatë shoqërimit të saj në komisariat dhe kryerjes së veprimeve hetimore, u konstatua se 21-vjeçarja ishte nën efektin e drogës në momentin e ngjarjes.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kur aksidentoi një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore, i cili ishte duke kryer veprimet procedurale për një aksident tjetër,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proceduriale në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West