Deputetët e PS dhe PD paraqiten në Prokurorinë e Posaçme

15 Nëntor 2024 | 13:17
Deputetët Plarent Ndreca dhe kolegu i tij nga Partia Demokratike, Asllan Dogjani, janë paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Të dy deputetët ndodhen nën hetim nga SPAK për çështje të ndryshme.
Dogjani është nën hetim për mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë.
Deputeti demokrat ka deklaruar se është kallëzuar nga një ndërtues për fshehje pasurie. Sipas tij, ai është denoncuar në shenjë hakmarrjeje, për shkak të një kallëzimi që i ka bërë ndërtuesit për rrëmbim të hapësirave publike në lagjen ku banon.
Në lidhje me paraqitjen e sotme në prokurori, Dogjani theksoi se ishte aty për të marrë disa akte.

Ndërkohë, Ndreca po hetohet për abuzime me tenderat e rikonstruksionit të komisariateve në kohën kur ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Hetimi ndaj Ndrecës nisi nga Prokuroria e Posaçme pas një kallëzimi nga KLSH ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Deputetit socialist i është komunikuar tashmë zyrtarisht akuza e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026