Ulen temperaturat, reshje dëbore në juglindje të vendit

16 Nëntor 2024 | 09:44

Reshje dëbore kanë përfshirë pjesën më të madhe të juglindjes së Shqipërisë, me intensitet më të lartë në zonat malore, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 5-10 cm. Reshjet filluan mbrëmjen e së premtes dhe vazhduan për disa orë, duke sjellë një peizazh të mbuluar nga dëbora në shumë zona.

Përveç zonave malore, reshje të lehta dëbore janë regjistruar edhe në qytetin e Korçës, por deri tani nuk ka pasur probleme të raportuara për qarkullimin në akset nacionale, përfshirë edhe fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit.

Në akset malore, ku trashësia e dëborës ka qenë më e madhe, ka pasur disa vështirësi në qarkullim, por autoritetet kanë punuar për normalizimin e situatës. Gjatë periudhës së reshjeve, janë regjistruar edhe shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në disa njësitë administrative të fshatrave malore.

Policia e qarkullimit rrugor ka apeluar për kujdes nga drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë në fundjavë në këto zona. Ata u kërkojnë shoferëve që të sigurohen se mjetet janë të pajisura me goma dimërore për të shmangur çdo problem gjatë udhëtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026