Aksident në Elbasan, këmbësori 54 vjeçar përplaset nga makina
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.
Burime nga vendngjarja bënë me dijë se aksidenti ndodhi ne rrugën pranë Drejtorisë se Tatim-Taksave, ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka pësuar dëmtime te renda.
Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Policia i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident dhe e ka shoqëruar më pas në komisariat.
Sakaq, autoritetet ndodhen në vendngjarja për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:45, në bulevardin “Qemal Stafa”, vendi i quajtur “Tatimet”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin Sh. Ll., 54 vjeç, këmbësor. 54-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin K. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës