“Kurrë nuk jam intimiduar”, Valentina Leskaj: Ja pse u largova nga politika

17 Nëntor 2024 | 19:33

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj ishte e ftuar këtë të diel në “Interview” me Mirela Milorin, në Euronews Albania, ku foli mbi angazhimet e saj të mëparshme politike, jetën private dhe librin e saj “Politika si ide”.

Leskaj u shpreh se idenë e botimit të një libri e kishte pasur që para se ta linte politikën aktive, por vendosi ti përkushtohej në momentin kur do ishte jashtë vorbullës së politikës.

“Largimi nga politika ishte vendim i menduar dhe i pjekur pasi kisha kohë që pyesja veten se çfarë bëja akoma në politikë por kurrë nuk kam pasur frikë apo jam intimiduar ose presionuar dhe çdo gjë e kam vendosur vetë dhe jo e imponuar nga të tjerët”.

Në vitin 2017, Valentina Leskaj vendosi ti jepte fund karrierës së saj 15-vjeçare si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026

Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në qeverinë socialiste kur kryeministër ishte Fatos Nano, ka folur për Mirela Milori në një intervistë në Euronews Albania lidhur...
19:57 | 17/05/2026