Pamjet brenda gjyqit, dalin para GJKKO të arrestuarit për laboratorët e kokainës

18 Nëntor 2024 | 09:29

Grupi kriminal që trafikonte kokainë me lëkura bagëtish nga Amerika Latine, të arrestuar 2 ditë më parë gjatë një operacioni të SPAK, dalin sot para GJKKO.

Seanca pritet të nisë në orën 9:30 dhe para gjykatës pritet të dalin shtetasit:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

8-Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

Gjatë një megaoperacioni të SPAK i shtrirë në disa qytete, u vunë në pranga 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latin, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.

Pak ditë më parë, SPAK ka qenë në dijeni duke gjurmuar “mallin”. Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet Italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogram kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026