E shoqëruar nga e bija, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

18 Nëntor 2024 | 13:38

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e shopqëruar dhe nga vajza e saj është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.

Në një prononcim të shkurtër në hyrje të organit të akuzës, Kryemadhi tha për gazetarët se po paraqitet për të marrë dosjen në lidhje me seancën që do të zhvillohet të martën në Apel, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, dhe ka masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, ndodhet në burg për të njëjtat akuza. Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj tij për tre raste korrupsioni, përfshirë çështjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitime monetare në këmbim të ndikimit të ushtruar për një kompani, si dhe për lidhjet e dyshuara korruptive me një biznesmen, për të cilin ka ndërhyrë në ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Pavarësisht akuzave, të dy, Kryemadhi dhe Meta, i mohojnë ato dhe i konsiderojnë hetimet si një përpjekje politike për të sulmuar opozitën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026