Gazetarja ngre alarmin: Kemi adoleshentë që shkojnë në shkollë me armë të ftohta

18 Nëntor 2024 | 16:00

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën sot në mesditë ku pas një sherri mes disa adoleshentëve, njëri prej tyre, i moshës 14 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Marrë shkas nga kjo gazetarja Aida Topalli foli në një intervistë në Euronews Albania ku bëri deklaratën tronditëse duke u shprehur se ka nxënës që shkojnë në shkollë me armë të ftohta. Ndër të tjera ajo tha se edhe prindërit ndonjëherë nuk i pranojnë situatat problematike të fëmijëve të tyre.

“Fatkeqësisht ne sot jemi në situatën ku nxënësit e shkollave i kemi me armë të ftohta me vete. Adoleshentët janë shumë të vështirë për tu mbajtur nën kontroll, por duke u bërë të gjithë bashkë për të zbatuar disa politika që janë të shkruara por që nuk zbatohen mund ta përmisojmë këtë situatë. Prindërit e kanë shumë të vështirë të pranojnë sjellet e gabuara të fëmijëve dhe në vend të marrin masa për rregullimin e situatës, i mohojnë para mësuesve problmatikat që mund të shfaqin fëmijët e tyre”, tha gazetarja Aida Topalli.

Kujtojmë se sot në Tiranë një i ri 14-vjeçar me inicialet M. C., ka humbur jetën në spital, pasi kishte marrë një plagë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij ndërkohë një tjetër 14-vjeçar me inicialet L. M., është në gjendje të stabilizuar, ndërsa ka marrë një goditje me thikë në gjoks.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026