Mbledhje e përbashkët Kosovë-RMV, ja marrëveshjet që u nënshkruan
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie shumë të mira, të cilat po reflektohen ne rritjen e vazhdueshme të tregtisë mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë e cila arriti mbi 432 milionë euro në vitin 2023. Gjithashtu është rritur edhe shkëmbimi tregtar, në kuptimin e eksportit nga Kosova në Maqedoninë e Veriut nga 44 milionë në vitin e parë parapandemik në 121 milionë në vitin që shkoi”,-tha Albin Kurti.
Keshtu deklaroi kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Prishtinë.
Kurti tha se dy shtetet fqinje kanë nënshkruar mbi 50 marrëveshje e memorandume, që na kanë ofruar edhe më shumë me njëri-tjetrin, por duhet zbatimi i tyre i plotë.
Edhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski foli për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
“Këtë vit bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliard euro, midis dy vendeve tona në vitet që pasojnë që bashkëpunimi ekonomik te jetë akoma më i madh dhe kjo do të na sjell benefite për dy shtetet e tona. Jam i lumtur që bashkërisht gjatë procesit të Berlinit firmosëm marrëveshje me të cilat formojmë tregun e përbashkët që është mekanizëm i rëndësishëm për të gjithë ne me që tani kemi 17-18 milion € treg të përbashkët”, tha kryeministri RMV, Hristijan Mickovski.
Mickoski, ka përmendur edhe marrëveshjet të cilat sipas tij janë pjesë e energjetikës dhe kalimet ndërkufitare.
“Do të jem i lumtur nëse pas disa javësh do të mund të kemi një pikë të kalimit kufitar, duke lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve. Sa I përket energjetikës mund të bashkëpunojmë si shtete”,-shtoi Mickovski.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës