Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet djali i ish-gjyqtarit

19 Nëntor 2024 | 07:13

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës së të hënës në zonën e Porcelanit, në Tiranë.

Persona të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Klajdi Prendi, 28 vjeç.

I riu është qëlluar sapo ka dalë nga një lokal i njohur i zonës. 28-vjeçari është dërguar me automjetin e tij ne spitalin e Traumës nga miqtë e tij, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Viktima lëvizte me një automjet Mercedes G Class kur është qëlluar. Makina e dyshuar e autorëve është gjetur e djegur në fshatin Farkë.

Klajdi Prendi ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026