Kosova e mbyll në vendin e dytë, mposht me 10 lojtarë Lituaninë

19 Nëntor 2024 | 11:10

Një gol në minutën e 5-të i ka mjaftuar Kosovës të marrë fitoren e radhës në Ligën e Kombeve, ndërsa këtë herë kundërshtar kishte Lituaninë. Skuadra e Franko Fodës zhvilloi një paraqitje pozitive, ndërsa arriti të ketë nën kontroll kundërshtarin, sidomos në fraksionin e parë. Në Fadil Vokrri, vendësit e nisën mirë takimin, duke gjetur golin me Jasharin, i cili në fund të fraksionit të parë do të ndëshkohej me kartonin e kuq.

Në pjesën e dytë, miqtë nga Lituania ishin më kërkues, por fatmirësisht pa arritur te goli. Me këtë triumf, Kosova konfirmohet në vendin e dytë, ndërsa bëhet gati për play-off me një prej vendeve të treta të Ligës B.

Vendi i parë i takon Rumanisë, e cila nuk hasi vështirësi në duelin përmbyllës me Qipron. Një sfidë në të cilën u prodhuan 5 gola, me vendësit që shënuan 4 prej tyre. Birligea zhbllokoi shifrat, pas tij Marin dyfishoi, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 2-0. Me nisjen e fraksionit të dytë, qipriotët u hodhën në sulm dhe rihapën llogaritë me Pittas. Në vijim, sërish Marin e më pas Coman vulosën fitoren 4-1, me Rumaninë që siguron ngjitjen në Ligën B.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:25 | 24/06/2026