Lot dhe trishtim! Shokët e 14-vjeçarit e përcjellin atë për në banesën e fundit
14-vjeçari i vrarë me thikë mesditën e të hënës (18.11.2024) pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Miq të tij dhe shokë të skuadrës së futbollit ku ai luante janë shfaqur të përlotur e me lule në duar ndërsa mbajnë homazhe për bashkëmoshatarin e tyre, ëndrrat e të cilit u prenë në mes nga një sherr mes të miturve.
Ngjarja e cila tronditi Tiranën, mendohet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti të nisur mes adoleshentëve në rrjetet sociale, konflikt ky që më ps ka shkaktuar konfrontim fizik mes tyre.
Nga sherri ka mbetur i plagosur me thikë edhe një 14-vjeçar tjetër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu autorit i është komunikuar masa e arrestit. Ai ndodhej në një spital privat, aty ku mori mjekim për një plagë që kishte në dorë pas sherrit. Në konfliktin direkt u përfshin 3 adoleshentë: viktima Martin C., shoku i tij L.M., që ishte nxënës në shkollën private “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, dhe autori, i cili po ashtu ishte nxënës i shkollës “Fan Noli”.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë