Mbi 500 pacientë në javë – Rritet numri i rasteve me grip në Vlorë
Numri i vizitave në qendrat shëndetësore dhe në spitalin e Vlorës është rritur ndjeshëm. Shefi epidemiologjisë, Agron Bashllari, konfirmon se janë mbi 500 persona çdo javë që shfaqin simptoma me gripin stinor. Trendi sipas tij është në rritje, teksa pritet të shkojë deri në 700 vizita çdo javë.
“Ka një rritje të infeksioneve respiratore, që do të thotë numër disi më i lartë i vizitave për infeksione respiratore të sipërme pranë qendrave shëndetësore dhe spitalit të rrethit; rrjedhimisht, jemi duke hyrë në sezonin më intensiv të qarkullimit të virozave, ku dominanti është gjithmonë gripi. Mesatarisht jemi në 500 vizita në javë; në pikun e sezonit mund të arrijmë deri në 700 vizita në javë, 700-750 vizita në javë; kuptohet, ka të bëjë me numrin e popullatës; dihet që trendi sezonal kulmin e arrin në janar dhe në shkurt, pra të qarkullimit të virozave respiratore dhe kryesisht të gripit dhe COVID, por gripi është ai më i rëndësishmi”, thotë Agron Bashllari, shefi i Epidemiologjisë.
Për të minimizuar efektin e virozave stinore, Bashllari thotë se në Vlorë ka nisur procesi i vaksinimit me vaksinën antigrip.
“Kështu që popullata është ende në kohë të përfitojë nga vaksinat që shteti ka ofruar në qendrat shëndetësore, pasi dihet që me bërjen e vaksinës, trupi merr dy javë që të krijojë atë nivel të mbrojtjes për të luftuar viruset; kështu, sa më herët të bëhet vaksina, aq më të mbrojtur do të jemi për sezonin e dimrit”, shprehet ai.
Sipas informacioneve, në qytetin e Vlorës të prekur nga gripi stinor janë të gjitha grupmoshat, ku nuk përjashtohen as ato pediatrike dhe moshat e treta. Pjesa më e konsiderueshme e rasteve me grip kanë kaluar lehtë, por nuk mungojnë as personat që kanë shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur