Dëshmia e ish-gjyqtarit për vrasjen e djalit, zbardhet konflikti për borxhin
Ish-gjyqtari Fran Prendi i pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin e të birit është shprehur se nuk kishte dijeni për konfliktet e 27-vjeçarit apo dyshime të tjera.
Ai ka kërkuar të zbardhet ngjarja.
Sipas hetimeve ka rezultuar se i riu ka pasur një konflikt disa ditë më parë me disa persona për çështje borxhi.
Mësohet se makina G-Class që qarkullonte kur iu bë atentati, Klaudio Prendi nuk ishte në emrin e tij, po të një familjareje.
Klajdi Prendi u ekzekutua në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së martës, sapo doli nga një lokal në zonën e Porcelanit dhe hipi në automjetin e tij.
Policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, përveç një automjeti që dyshohet se u përdor në krim dhe u gjet i djegur në zonën e Farkës.
Në makinën e autorëve tip Audi është gjetur arma tip pistoletë me silenciator.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West