Arrestohet ish-drejtori i kadastrës në Durrës, në kërkim 2 zyrtarë
Ish-drejtuesi i kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, është arrestuar këtë të mërkurë nga policia. Arestimi i 52-vjeçarit është bërë me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas një hetimi të lidhur me regjistrimin e një prone me dokumente false.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe 2 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, të cilët akuzohen për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës.
Ata janë shtetasit B. Z., 42 vjeç, dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë në kërkim u shpall dhe përfituesi i pronës, shtetasja me inicialet A. D., 44 vjeçe, banuese në Tiranë. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
“Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”’, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta