Punëtori bie e nga lartësia e pallatit, transportohet në spital në gjendje të rëndë

20 Nëntor 2024 | 12:44

Një 30-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati në qytetin e Vlorës.

I riu ishte duke punuar në objektin në ndërtim në momentin që ra nga kati i tretë i godinës.

Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku është në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

“Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026