U kërkonte para qytetarëve duke i kërcënuar në rrugë, arrestohet 43-vjeçarja
Kërcënonte me thikë qytetarët në rrugë dhe tentonte t’u grabiste para, Policia e Gjirokastrës arreston një 43-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia u sinjalizua pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale ku shihej 43-vjeçarja duke kërcënuar me thikë në dorë qytetarët në rrugë pranë stacionit të autobusëve në Lazarat, ku dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës një grua të moshuar, 67-vjeçare.

Njoftimi i policisë
Në lidhje me një video të publikuar paraditen e sotme në rrjete sociale në të cilën shfaqet një shtetase që kërcënon me thikë qytetarët dhe iu kërkon para, ju informojmë se:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për rastin, shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasen Z. V., 43 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i 43-vjeçares, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë. Ditën e sotme, në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, një 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet