EMRAT| Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, arrestohen 4 policë

20 Nëntor 2024 | 14:34

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar 4 efektivë policie me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me atentatin me 4 viktima të ndodhur në Dobraç disa javë më parë.

AMP bën me dije se janë vënë në pranga inspektor Blerim Kurmekaj dhe Viktor Logu, përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe inspektor Julian Sterkaj dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

Sipas AMP, ata nuk kanë respektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

“Urdhri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar”, bën me dije AMP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, përcolli një mesazh frymëzues për maturantët dhe komunitetin e shkollës “Protagonistët” gjatë ceremonisë së diplomimit, të zhvilluar në Qendrën Kulturore...
21:33 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026