PS dhe PD bien dakord për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Do e bëjmë për diasporën

20 Nëntor 2024 | 21:54

Pak ditë më parë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi shprehu shqetësimin se vota e diasporës mund të jetë drejt dështimit. Për këtë u diskutua këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania ku përballë njëri-tjetrit dhe gazetarëve ishin sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso.

Celibashi është shprehur se duhen ndryshuar afatet e regjistrimit të subjekteve ligjore dhe për herë të parë PD dhe PS duket se do të bien dakord edhe për këtë çështje. Ivi Kaso tha se do të ishin të gatshëm të bënin ndryshime në Kodin Zgjedhor nëse kjo është zgjidhja e fundit që garanton procesin.

“Ne e kemi thënë nëpërmjet kryetarit të partisë që nëse zgjidhja ligjore do të ishte zgjidhja e fundit dhe e përshtatshme që garantonte procesin, ne sigurisht që nuk do ta lëmë këtë proces të dështojë për aspekte teknike”,-tha Ivi Kaso.

Nga ana tjetër Gjiknuri tha se edhe më herët janë bërë konsultime se si do të funksiononte vota e emigrantëve dhe KQZ nuk i ka ngritur këto shqetësime, por siç u shpreh ai qeveria është e gatshme për të bërë votën e emigrantëve të mundur.

“Ne mendojmë se me një shtyrje disa ditore për të afruar afatin e regjistrimit të kandidatëve është zgjidhja më praktike e mundshme”,-u shpreh Gjiknuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025