“A mund të manipulohet vota e diasporës?” Eksperti Kume: Ja si zgjidhet çështja

20 Tetor 2024 | 16:27

Ish- kryetari i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për votimin elektronik dhe votën e diasporës.

I pyetur nga gazetarja Alba Xhani nëse vota e diasporës do të mund të realizohet në zgjedhjet e 2025 dhe nëse vota e tyre mund të manipulohet, Kume tha:

“Sa kohë që ka disa forma të ndryshme se si mund të realizohet votimi nga jashtë territori i vendit, edhe komisioni i Venecias, thekson se mes gjithë mënyrave duhet të përdoret ajo që palët kanë konsensusin më të madh.

Palët kanë rënë dakord për postën dhe këtë e kanë përcaktuar në kodin zgjedhor. Sa kohë që palët kanë rënë dakord, ato nuk kanë të drejtë morale që t’ia ngarkojë këtij procesi si proces që ka afektuar negativisht garën elektorale.

Sa i takon votimit nga jashtë shtetit, unë nuk di të them se çfarë efektesh do ketë për mundësitë që do kenë zgjedhësit për të votuar nga jashtë vendit. Një nga problemet e mëdha që ka dalë është vlefshmëria e dokumentit të identifikimit. Për mendimin tim kjo duhet hequr”,-tha Kume.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz

Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, ka dhënën një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Alba Xhani, ku dha arsyet pse qytetarët e Prishtinës...
14:52 | 04/10/2025

Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën

Yulia Sirko, deputete e Parlamentit të Ukrainës, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, foli për situatën në Ukrainë dhe mundësitë që ka Rusia...
12:18 | 04/10/2025

Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialiste të Tiranës tha në një intervistë për Euronews Albania se...
13:41 | 18/05/2025