A do dështojë vota e diasporës? Gazetari: Nuk çuditem, është bërë një “mur vonesash”
Gazetari Ardit Hoxha tha këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania se nuk do të çuditej nëse edhe këtë herë vota e emigrantëve do të dështonte.
Sipas tij kanë ndodhur një sërë vonesash ligjore të cilat e bëjnë disi më të pamundur realizimin e votimit nga shqiptarët e diasporës, të cilat i renditi më poshtë:
“Unë nuk do habitesha fare nëse do dështonte sërish vota e diasporës. Ka disa elementë të cilët unë i shikoj disi të çuditshme. Pse vendoset dhe bëhen ndryshime në kodin zgjedhor vetëm 9-10 muaj para datës së zgjedhjeve?
Pse nga korriku deri në tetor kur filloi të mblidhej komisioni rregullator kaluan tre muaj të tjerë dhe në atë kohë filloi mekanizmi i KQZ të punojë për këtë çështje? Pyetja e tretë: Pse Presidenti i shkon afër afatit final për të përcaktuar një datë zgjedhjesh?
Ne kemi shembullin e 25 prillit 2021 ku atë kohë presidenti Meta e dekretonte datën e zgjedhjeve afro 7 muaj më parë dhe në edhe në moment të fundit kemi rrezikuar dhe vinin njoftime që akoma nuk dihej si do ishte fleta e votimit.
Unë mendoj se të gjithë institucionet duke nisur nga Parlamenti, Presidenti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vënë nga një gur në këtë mur, “muri i vonesave”. Pse duhet të besoj unë se një gjë që dështoi në 2021 kur kishte më shumë kohë nuk do dështojë sërish”,-tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 14:17 Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës