Ish-kreu i policisë së Shkodrës padit për shpifje deputetin Gazment Bardhi

21 Nëntor 2024 | 09:31

Ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj paditi për shpifje deputetin Gazment Bardhi.

Shorti i hedhur sot ka përcaktuar gjyqtaren Flojera Davidhi për të shyqrtuar padinë.

Objekti i padisë është ‘fyerja botërisht, në dëm të disa personave, ose më shumë se një herë’.

Dy muaj më parë gjatë një fjale të mbajtur në Kuvend, Bardhi akuzoi qeverinë se në krye të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, drejtorin e kanë emëruar bandat kriminale.

Në mbështetje të akuzave të tij Bardhi lexoi në Kuvend dhe përgjimet e aplikacionit SKY ECC, ku një prej eksponentëve më të rëndësishëm të krimit në Shkodër sipas tij, emëron drejtorin e ri të policisë.

“Si ta quajnë Drejtorin e Policisë së Shkodrës, e di emrin e Drejtorit të Policisë? Ta them unë kush ta ka emëruar!

Kodi pin i Sky ECC “DGLXJM”: O vlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?

Përgjigjet kodi Sky ECC “7142D9”: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi “DGLXJM”: Mua Mondi më duhet një dimër aty vlla!

Mondi në fakt është drejtori aktual i policisë vendore në Shkodër që u emërua vetëm 1 muaj pasi ky miku i eksponentit në fjalë që është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend, u bë ministër i Brendshëm”, tha Bardhi asokohe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026