Situata nga reshjet, dëmtohet çatia e spitalit të Pukës, probleme dhe në Fushë Arrëz
Reshjet e shiut në Pukë kanë sjellë probleme për banorët ndërsa raportohet se era ka shkëputur nga çatia disa mbuluese metalike ku për pasojë janë krijuar probleme në pavionet e patologjisë dhe pediatrisë.
Po ashtu probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën.

Situata e motit në Qarkun e Shkodrës
Në të gjithë territorin gjatë natës ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu.
* Nga strukturat Mbrojtjes Civile të Bashkisë Vau i Dejës informohemi se ka mungesë të energjisë elektrike në Bushat, Hajmel dhe Vig Mnele mungon energjija elektrike.
* Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar rrugë rurale dhe ka pasur rrëshqitje të dhërave e renie te gurëve në rrugë. Që nga dje pasdite ka shkeputje të energjisë elektrike në Njesitë Administrative Qafë-Mali, Iballë, dhe Blerim. Kemi dëmtim të çative të disa pallateve ne qytetin e Fushë Arrëzit. Rrezikohet banesa e shtetases L.M pasi është shkëputur një masiv shkëmbor duke i rrezikuar shtepinë.
* Nga DRV Shkodër informohemi se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirëmbajtese janë në gadishmëri me mjete dhe punetorë.
* Në Lezhe informohemi se nga reshjet e shiut prej rreth 30mm gjate 24 orëve nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura dhe në digen e rezervuarit të Shtodrit.
* Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve