Reklamoi thikën në rrjete sociale, procedohet 13-vjeçari në Tiranë

Autorët e vrasjes së 20-vjeçarit
21 Nëntor 2024 | 10:24

Një 13-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi u shfaq në një video në rrjete sociale duke reklamuar një thikë me hapje. Pas publikimit të videos, policia arriti të identifikojë të riun dhe njoftoi se pamjet ishin filmuar rreth një muaj më parë.

Materiale në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ky rast po ndodh në një kohë të ndjeshme, pasi një ngjarje e rëndë u regjistrua të hënën në Tiranë, ku një 14-vjeçar u vra në dalje të shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij.

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË:

Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ku shfaqet një shtetas i mitur që mban një mjet prerës me hapje (flutur), ju informojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026