“Tik Tok të mbyllet”- Prindërit të ndarë për rrjetet sociale: Fajin e ka familja

21 Nëntor 2024 | 11:47

Dhjetëra qytetarë, prindër dhe fëmijë, morën pjesë këtë të enjte në një marshim nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, si shenjë proteste për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij.

Prindërit e tronditur kërkuan nga institucionet e arsimit më shumë siguri për fëmijët e tyre gjatë kohës që frekuentojnë shkollat. Sa i takon propozimit për mbylljen e rrjeteve sociale që promovojnë dhunë, si TikTok dhe Snapchat, qytetarët ishin të ndarë.

Një nënë u shpreh se TikTok duhet të mbyllet sa më parë, pasi është një rrjet social që nuk ka asnjë filtër kontrolli.

“Është e tmerrshme që një jetë aq e vogël të humbasë. Dola, pasi e ndiej sikur të ishte fëmija im, sepse unë kam fëmijë të moshës së tij. Dua siguri për fëmijët. Të kontrollojnë vendet ku shiten dhe çfarë shitet.”

Ndërkohë, një prind tjetër tha se problemi nuk qëndron te rrjetet sociale, por te familjet, të cilat nuk shpenzojnë më kohë për edukimin e fëmijëve.

“Jam shumë e prekur, ngushëllime familjes. Djali im është në një shkollë tjetër. Jam munduar t’ia shpjegoj se çfarë ka ndodhur dhe i kam thënë që nuk duhet të konfliktohet me të tjerët. Përveç rrjeteve sociale, ka dhe shumë probleme të tjera. Problemi, në radhë të parë, fillon te familja. Pastaj te shkolla, ku mësueset duhet të kenë më shumë ndikim. Por faji kryesor është i prindërve; duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje fëmijëve, edukimit të tyre. Fakti që jemi në punë gjithë kohës dhe që jetesa është e papërballueshme nëse nuk jemi në punë, nuk duhet të na pengojë të kujdesemi më shumë për fëmijët,” tha një nënë që mori pjesë në marshim së bashku me djalin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026