Hidhet shorti i ‘play off’-it në Ligën e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarin

22 Nëntor 2024 | 12:36

Është hedhur në Në Nion të Zvicrës shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve.

Pjesë e këtij shorti është edhe Kosova e cila u rendit në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku shorti i ka vendosur përballë Islandës.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.

ÇEREKFINALE

  1. Holandë vs. Spanjë
  2. Kroaci vs. Francë
  3. Danimarkë vs. Portugali
  4. Itali vs. Gjermani
  • Vazo 1: Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë
  • Vazo 2: Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci

GJYSMËFINALE

  1. Fituesi i ndeshjes Itali-Gjermani vs. Fituesi i ndeshjes Danimarkë-Portugali
  2. Fituesi i ndeshjes Holandë-Spanjë vs. Fituesi i ndeshjes Kroaci-Francë

LIGA A/B

  1. Turqi vs. Hungari
  2. Ukrainë vs. Belgjikë
  3. Austri vs. Serbi
  4. Greqi vs. Skoci
  • Vazo 1: Skoci, Serbi, Hungari, Belgjikë
  • Vazo 2: Greqi, Austri, Turqi, Ukrainë

LIGA B/C

  1. Kosovë vs. Islandë
  2. Bullgari vs. Irlandë
  3. Armeni vs. Gjeorgji
  4. Sllovaki vs. Slloveni
  • Vazo 1: Slloveni, Gjeorgji, Islandë, Irlandë
  • Vazo 2: Sllovaki, Kosovë, Bullgari, Armeni

LIGA C/D

  1. Gjibraltar vs. Letoni
  2. Malta vs. Luksemburg
  • Vazo 1: Letoni, Luksemburg
  • Vazo 2: Maltë, Gjibraltar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026